Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në trotuarin e Avenue Charras, në Clermont-Ferrand, mbrëmjen e së dielës (20 prill).
Raportohet se i riu është qëlluar për vdekje dhe autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar me makinë pas krimit. Pavarësisht ndihmës së ofruar nga mjekët, 19-vjeçari u shpall i vdekur pas dy orësh.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe nuk është e qartë nëse viktima kishte lidhje me trafikun e drogës. Sidoqoftë, Prokuroria ka deklaruar se ai nuk kishte precedentë kriminalë. Sipas mediave franceze, autori ka qëlluar nga një automjet dhe më pas është arratisur.