Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë paraqitjes së tij sot ne SPAK për masën “detyrim paraqitjeje” në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe institucionin e SPAK, të cilin e akuzon për përdorim politik.
Ai tha se hetimi ndaj tij nisi me kallëzimin e ministrit Taulant Balla dhe mbahet gjallë për qëllime tërësisht politike.
Ish-kryeministri ngriti edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj Ballës.
“Çështja e SPAK dhe keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën. Projekti makabër për një mandat të katërt.
Nisi me kallëzimin e Ballës dhe mbahet në këmbë për qëllime politike. Çështja kudër meje dëshmi e standardit të dyfishtë, ndërkohë që mbulohet një mal me fakte për vjedhjet qeveritare.
Ftoj çdo qeveritar, pse Balla është i lirë e bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij dhe disponojnë dokumente se është anëtar kryesor i grupit të Bajrave Suel Çelës dhe “Toyota Yaris”.”