Ina Zhupa me profesionistët e lirë: Zero taksa dhe sistem fiskal të qëndrueshëm


Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka zhvilluar një takim me profesionistët e lirë të cilëve iu ka premtuar zerimin e taksave dhe një sistem fiskal të qëndrueshëm, nëse demokratët do të fitojë

Ajo i garantoi ata se me votën për Partinë Demokratike do të ndihmojnë në krijimin e një klimë më miqësore për biznesin dhe jetesën e tyre.

 “Zero taksim mbi profesionet e lira. Sistem fiskal që nuk ndryshon çdo 6 muaj por është i njëjti dhe transparent për 4 vitet e ardhshme”, ka theksuar Zhupa.

Deputetja demokrate ka folur edhe ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi duke theksuar se do të ketë rishikim sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Me avokatët, si profesionist të lirë të lidhur ne drejtësinë u ndalëm gjërësisht te reforma në drejtësi. Ngritën shqetësimin se siguri juridike këtu nuk ekziston më. Ju premtova se me mazhorancën e re të PD do të arrihet: Rishikimi sipas rekomandimeve të Venecias i ligjeve të paketës së reformës në drejtësi”, thekson ligjvënësja demokrate duke sjellë në vëmendje gjithashtu se do të rikthehet harta gjyqësore siç ishte.

 

Postimi i Zhupës:

Me profesionistët e lirë!

Bashkë me ta, Partia Demokratike fitoi betejën për shfuqizimin e tatimit antikushtetues për shërbimet profesionale në Gjykatën Kushtetuese.

Ne sot i garantojmë me votën e tyre për PD:

Nivelin të ulët të taksave në Europë.

Të sigurojmë klimën më miqësore dhe kjo jo me fjalë, por me vepra, ligje, vendime konkrete.

Zero taksim mbi profesionet e lira.

Sistem fiskal që nuk ndryshon çdo 6 muaj por është i njëjti dhe transparent për 4 vitet e ardhshme.

Me avokatët, si profesionist të lirë të lidhur ne drejtësinë u ndalëm gjërësisht te reforma në drejtësi. Ngritën shqetësimin se siguri juridike këtu nuk ekziston më.

Ju premtova se me mazhorancën e re të PD do të arrihet:

Rishikimi sipas rekomandimeve të Venecias i ligjeve të paketës së reformës në drejtësi.

Një drejtësi që u rikthen shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor të drejtë; të drejtën e prezumimit të pafajësisë; dhe standarteve demokratike të ruajtjes së lirive dhe të drejtave kushtetuese.

Rikthimi i hartës gjyqësore sic ishte në shërbim të qytetarëve dhe të një drejtësie eficente që ul stokun e dosjeve dhe jo shton ato vit pas viti.

Voto 1️⃣

Voto për veten

Voto për Shqipërinë Madhështore