Klevis Kaso: Disa fjalë për votuesit e Qarkut Vlorë


Kandidati për deputet i Partsië Socialiste për Qarkun Vlorë, Klevis Kaso, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale për të shprehur rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe mirënjohjen e tij që përfaqëson Rajonin 5 dhe Orikumin.

Kaso ka kërkuar mbështetjen e banorëve dhe votën e tyre për zhvillime të mëtejshme në zonat që ai përfaqëson.

“Maratona që sapo kemi nisur është jo vetëm një vazhdim i punëve të mbara në qarkun tonë, por një vrapim drejt Shqipërisë 2030.”

Ndihem krenar dhe i privilegjuar që në këto zgjedhje parlamentare kandidoj në dy zona krejt të veçanta për Vlorën ndër to edhe Orikumin.

Qeveria e Tiranës dhe Partia Socialiste kanë realizuar investime që na kanë sjellë më shumë mirëqenie, na kanë bërë të ndajnë më shumë të mira me njëri-tjetrin dhe i ka dhënë zonave tona jehonë ndërkombëtare.”- shprehet mes të tjerash Kaso.