“Rrapush Rama kopjoi programin e Lëvizjes Bashkë. Më 11 maj do e përzëmë” – Qori


Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori e akuzoi kryeministri Rama për vjedhjen e programit, duke përmendur qëndrimin e tij të para shumë kohëve për pension minimal 200 euro.

Gjatë një takimi me mbështetës e qytetarë, Qori tha se Rama pasi e përtalli dhe ironizoi programin e Lëvizjes Bashkë, tani premton të njëjtën gjë.

Kreu i Lëvizjes Bashkë tha gjithashtu se kryeministri nuk do ketë kohë të kopjojë më pasi qytetarët do e çojnë në shtëpi më 11 maj.

“Qilim fluturues thoshte ky…Sude me gjyslyke. Epo mirë do mendojë dikush, qenka e parealizueshme. Por ja që, kryeministri ynë, Rrapush Rama, doli para disa javësh dhe tha që pensionin minimal do e bëj 200 mijë lekë, sa ç’ishte vlera e dikurshme e minimumit jetik, duke kopjuar kësisoj, ai dhe karagjozët e tjerë të politikës, të partive të tjera. Duke kopjuar një premtim të hershëm të Lëvizjes Bashkë. Po si çdo kopjac që nuk e dinë apo kopjojnë mësimin e sotëm apo mësimin e djeshëm, ata qyqarë me në krye Edi Ramën, kanë kopjuar mësimin e vjetër. Sepse sot, i rillogaritur me minimumin jetik dhe pensioni minimal nuk mund të jetë më 200 mijë lekë, po duhet të jetë të paktën 210 mijë lekë. Le ta mësojë edhe këtë, le ta kopjojë edhe këtë megjithëse ju siguroj që s’do arrijë ta realizojë dot pas 11 majit sepse ne të gjithë bashkë do e përzëmë atë.”­–  tha Qori.