Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim mbi sigurinë ushqimore, ku kritikoi ashpër neglizhencën institucionale në këtë sektor.
Ai tha se problemet dalin në pah vetëm kur preken figurat e larta të qeverisë, duke ironizuar sëmundjen e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij u shkaktua nga konsumimi i mishit të pulës.
Berisha akuzoi për korrupsion vertikal dhe mungesë përgjegjësie, duke theksuar se asnjë hetim nuk është bërë për rastet kur eksportet shqiptare janë kthyer për shkak të përmbajtjes me helme.
“Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim.
E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë.
Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë.
Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh.
Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe dha do jap dorëheqjen.
Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi.
Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt.
Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore.”, tha ai.