Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraditen e kësaj të marte. Kjo shënon herën e tretë që ai thirret nga SPAK.
Më herët, më 7 prill, Myzyri qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e prokurorisë, por zgjodhi të mos komentojë përpara mediave në lidhje me arsyet e thirrjes.
Jonaid Myzyri është në krye të KPP-së prej vitit 2020. Ky institucion është organi më i lartë administrativ që trajton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/PPP-ve, ankandeve publike dhe dhënies së lejeve minerare në mënyrë konkurruese.
Ende nuk ka informacion lidhur me arsyen e paraqitjes të Myzyrit.