Kërcënuan punonjësit e Policisë rrugore në Korçë, dy vëllezërit nën hetim


Dy të rinj nga Çifligu i Korçës do të hetohen në gjendje të lirë, pasi kanë kërcënuar punonjësit e Policisë Rrugore gjatë një ndalese në aksin “Korçë-Ersekë”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasit R. I., 22 vjeç, dhe G. I., 26 vjeç, nuk iu bindën urdhrave të oficerëve të Rrugores për të paraqitur dokumentacionin e automjetit.

Njoftimi:

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. I., 22 vjeç, dhe G. I., 26 vjeç, banues në Çiflig, vëllezër, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë Rrugore, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe i kanë kanosur ata, për shkak të detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.