Klevis Balliu: Qytetarët kudo po i bashkohen programit që garanton ndryshimin


 

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD, Klevis Balliu, ishte sot në njësinë 14.

Balliu përgjatë takimit me qytetarët, u shpreh se ata dita-ditës po bashkohen kundër së keqes së madhe dje po i bashkohen programit që do iu sjellë ndryshimin.

 

Postimi i Klevis Balliut:

Sot në njësinë 14!

Qytetarët kudo po i bashkohen programit që garanton ndryshimin.

Narkopushteti i ka ditët e numëruara, në çdo cep të Shqipërisë qytetarët po bashkohen kundër të keqes së madhe që ka pllakosur vendin.

Pas 11 Majit të gjithë bashkë do të zgjidhim problemet që ka shkaktuar pushteti i Edi Ramës.