Roche Holding do investojë 50 miliardë dollarë në farmaceutikë dhe diagnostifikim në SHBA në pesë vitet e ardhshme, ndërsa prodhuesi zviceran i barnave i bashkohet një valë kompanish që trumbetojnë investimet amerikane në vazhdën e agjendës proteksioniste të presidentit amerikan Trump, raporton Bloomberg.
Investimi i planifikuar përfshin zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të prodhimit dhe shpërndarjes në Kentucky, Indiana, New Jersey, Oregon dhe Kaliforni, tha firma e kujdesit shëndetësor në një deklaratë. Ajo gjithashtu do ndërtojë një strukturë prodhuese të terapisë gjenetike në Pensilvani, një fabrikë të mbikwqyrjes të vijueshëm të glukozës në Indiana dhe një qendër kërkimi dhe zhvillimi në Massachusetts, tha deklarata.
Për më tepër, ajo do ndërtojë një fabrikë prodhuese për të mbështetur zgjerimin e brezit të ardhshwm të ilaçeve për humbje peshe, megjithëse nuk zbuloi vendndodhjen e objektit. Ai gjithashtu planifikon të zgjerojë dhe përmirësojë qendrat ekzistuese farmaceutike dhe diagnostikuese të kërkimit dhe zhvillimit në Arizona, Indiana dhe Kaliforni.