“Patronazhistët s’e gjurmojnë dot më votën, hoqëm në KQZ kodin në fletën e votimit” – Deklarata e fortë e Goxhajt


Altin Goxhaj tha mbrëmjen e sotme se pas një përpjekjeje e lufte të gjatë, është bërë e mundurqë të hiqet nga fleta e votimit një kod, që lidhte votuesin me fletën e votimit duke i hequr votës fshehtësinë e saj.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “A Show” me gazetarin Adi Krasta, kreu i Aleancës Konservatore për Shqipërinë dhe kandidat në listën e hapur në Tiranë të koalicionit opozitar tha se para 2 muajsh në KQZ u hoq nga fleta e votimit kodi i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete që mund të identifikonte votën me votuesin. Goxhaj tha se ky ndryshim ua pamundëson patronazhistëve të lexojnë dhe gjurmojnë votat.

“E vetmja fushatë që unë kam, është të shpjegoj njerëzve që unë jam kandidat në listën e hapur të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, si kryetar i një partie aleate, Aleanca Konservatore për Shqipërinë. Sepse unë nuk besoj se në fushatë mund të mbjellësh gjë, mund të korrësh vetëm çfarë ke mbjellë. Dhe unë doja të thoja në këtë minutë që kam në dispozicion që t’u them qytetarëve një lajm që ata nuk e dine. Para 2 muajsh, për shkak të një lufte katërvjeçare që kemi bërë unë dhe shumë aktivistë të tjerë të Aleancës Konservatore në KQZ  arritëm që të hiqet nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete. Që çdo patronazhist, me një pajisje fare të thjeshtë nga ato të dyqaneve që bëjnë skanimin, në mënyrë fare të lehtë mund të identifikonte fletën e votimit me personin që e ka hedh votimin fletën, por kjo sot është krejt e pamundur sepse mungon gjurma. E hoqën pasi fitoi Trump sepseu krijua një presion i madh. Ata u mblodhën me urgjencë dhe vonuan mbledhjen, më pas thanë e hoqëm kodin. Është teknikisht 100 për qind e pamundur të gjurmohet vota. Këtu duhe të ishte përqendruar fushata e opozitës. Ata nuk kanë mundësi të të lexojnë votën. Është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar. E pamundur të gjendet për kë ke votuar ti.” – tha Goxhaj.