
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën në një deklaratë të fundit, duke e akuzuar se është e paaftë për të bërë opozitë të mirëfilltë dhe se funksionon vetëm në funksion të vetëshkatërrimit.
Rama u shpreh me tone ironike se, nëse do të ishte në rolin e opozitës, do ta bënte “1 mijë herë më mirë” se drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike.
Ai tha se opozita pritet të regjistrojë humbjen më të thellë që nga periudha pas vitit 1997.
“Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej”, tha Rama.