Rama: Në 12 vite e sollëm Shqipërinë në prag të BE-së, ndërtuam 450 shkolla dhe 53 spitale


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rrjetet sociale, i cili kritikonte qeverisjen e tij dhe të Partisë Socialiste përgjatë 12 viteve të fundit.

Në përgjigjen e tij, Rama renditi disa nga arritjet që, sipas tij, dëshmojnë transformimin e Shqipërisë gjatë qeverisjes së PS-së. Ai theksoi integrimin europian, investimet në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar 450 shkolla të reja, 53 spitale dhe janë realizuar 1 mijë kilometra rrugë kombëtare me standarde europiane, nga veriu në jug të vendit.

“Të të them që tash 12 vite e solla bashkë me PS Shqipërinë në pragun e BE, të duket gjë e vogël kjo?

Të të them se tash 12 vite e nxorëm Shqipërinë nga një gropë kur nuk e përfillte njeri dhe kemi bërë një vend që respektojmë dhe vlerësojmë të gjithë.

Tash 12 vite kemi ndërtuar 450 shkolla të reja dhe 53 spitale. Të të flas për 1 mijë km kombëtare me standarde evropiane nga veriu në jug.

Prandaj ajo që po diskutoja për sondazhistin e Trump mbrëmë ka një arsye pse shumica e popullit vlerëson dhe mbështet çfarë bëjmë pavarësisht se mund të ketë kritikat e veta.

Ka një arsye duhen 10 ditë për të treguar se ça bana, po duhen dhe mbase nuk dalin.”, u shpreh Rama.