Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka denoncuar parregullsi në procesin e votimit të Diasporës, duke akuzuar mbështetës të partive politike për manipulim dhe shkelje të ligjit. I ftuar në emisionin “Open”, Shehi kërkoi reagim të menjëhershëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga institucionet ligjzbatuese.
“Kanë shkuar këto letrat, këta tifozat e parë të partisë i kanë hapur dhe i kanë nisur me foto. Janë këta të partisë,” u shpreh ai.
“Ky është një turp i madh. KQZ duhet t’i quajë të pavlefshme. Pse po i hapin dy javë para zgjedhjeve?”
Ai theksoi se fletët e votimit nuk duhet të hapen apo të fotografohen, duke e cilësuar këtë veprim si tërësisht të paligjshëm dhe një formë presioni politik.
“Duhet të hetohet kush e ka lexuar votën, pse e kanë nisur? Është e paligjshme,” shtoi ai, duke i kërkuar prokurorisë dhe SPAK-ut që të nisin menjëherë verifikimet.