Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar dokumentacionin e kompanisë “Hill International NV”, e cila ka realizuar ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prençi.
Ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda për këtë tender, duke akuzuar Belinda Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama për abuzime.