Berisha: I vëmë mësuesit në piedestalin që u takon, rrogë 1500 euro. Modernizojmë shkollat


Reformë të re territoriale paralajmëroi kreu i PD-së Berisha.

Gjatë një takimi me banorët e Vorës dhe Kasharit kryedemokrati tha se Kashari do kthehet në bashki më vete pas 11 majit nën qeverisjen e PD-së.

“Garantoj Kasharin se në reformën e re territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit. Garantoj të rinj e të reja se shanset për punë dhe për një jetë tjetër do jetë reale për Shqipërinë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, që s’ka ligj e moral për karrigen e tij e ju bën ushtar të tij, por ju garantoj se të Erjoni do shkoni, e bashkë me ju do vij e Edi me ju aty. Vidhni me ndihmën e shtetit çdo ditë, por jua them unë ju, mjerë ju çdo gjeni, jo vetëm ju, por edhe në Durrës, Elbasan etj., do shpalleni organizata terroriste”, tha Berisha.

Ai shtoi më tej se qeveria e tij do ulë me 3-4 herë tarifat e studimeve për të rinjtë, do heqë mesataren si dhe do paguajë sigurimet për një vit për çdo të ri që punësohet nga një kompani private.

“Tarifat e studimeve do pjesëtohen me 3 apo 4 herë. Qeveria do i paguajë një vit sigurimet shoqërore sipërmarrësit që do të punësojë një të ri. Qeveria do paguajë çdo gjë, të gjitha shpenzimet për trajnimin e të rinjve para se të fillojnë punën. Qeveria do të financojë me kredi të buta çdo projekt të tyre për të ndërtuar një biznes të vogël, një start up, do t’ua bëjë atyre të mundur. Një çati për çift do të thotë se, qeveria do t’i mbulojë të rinjve me një grant prej 30 mijë eurosh, të gjithë interesin e kredisë për blerjen e shtëpive. Dhe se, ata të cilët do të bëhen me 3 fëmijë, kredinë do ta kenë të paguar tërësisht nga qeveria.” – shtoi Berisha.

Kryedemokrait theksoi se në Shqipëri nuk do keyë pagë nën 500 euro ndërsa rroga mesatare do jetë 1200 euro. Po kështu për mësuesit ai premtoi rrogë minimale 1500 euro.

“Rroga minimale, nuk do jetë kurrë nën 500 euro. Çdo sipërmarrësi do t’i kompensohet me ulje taksash rritja e rrogës minimale në 500 euro. Rroga mesatare do të jetë 1200 euro. Po rrogat mbi minimale, që të gjitha, me një vendim të vetëm qeverie, rriten me 13%, sepse ne do të ulim tatimin mbi të ardhurat personale nga 23% në 10%. Mësuesit, nga mësues për dijen, për arsimin, sollën militantë për partinë, dhe i dhanë arsimit goditjet më të rënda. Unë jam këtu për t’u garantuar ju se, fëmijët tuaj do të kenë shkollat më të mira. Se përsëri, teknologjia digjitale do të zbatohet në çdo shkollë. Se modernizimi i shkollave, do të jetë përparësi e madhe. Mësuesi, do të vendoset në piedestalin që i takon, duke i paguar atij jo më pak se 1500 euro”, tha Berisha.