Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, mbahet sot seanca në GJKKO


Në orën 13:30 të ditës së sotme pritet të mbahet në GJKKO seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Pas dy muajsh në paraburgim, Veliaj kërkon lirimin nga qelia dhe informacion nga SPAK mbi hetimet e deritanishme.

Seanca ishte parashikuar fillimisht më 16 prill, por u shty me një javë pasi avokatët e tij kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Më herët, Veliaj kishte apeluar vendimin e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por kjo e fundit e rrëzoi kërkesën dhe la në fuqi masën e arrestit me burg, të dhënë më 12 shkurt nga gjyqtari Erjon Bani.

Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash.