Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi nga qelia, ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë pensionistët gjatë 12 viteve të fundit, duke i quajtur ata kategorinë më të përjashtuar dhe më të varfër të shoqërisë. Ai deklaron se varfëria e thellë e pensionistëve është pasojë e mungesës së vullnetit politik për përmirësimin e jetesës së tyre.
Meta theksoi se aktualisht pensionet në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në rajon, me një mesatare prej 170 eurosh, ndërkohë që në Kosovë janë 340 euro, në Malin e Zi 450 euro, në Maqedoninë e Veriut 325 euro dhe në Serbi 390 euro.
Në këtë kuadër, Meta prezantoi “Paketën e Dhembshurisë”, e cila parashikon që brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij, çdo pensionist me pension më të ulët se 200 euro do të përfitojë këtë shumë si minimum jetik. Ai premton gjithashtu rritje të pensioneve ekzistuese me 20 për qind.
Postimi i plotë:
Kam takuar qindra e qindra pensionistë që me shkollën e tyre të jetës më kanë mësuar kaq shumë.
Varfëria e tyre më ka tronditur thellë. Ndaj prioritet i prioriteteve dhe angazhim madhor për Shqipërinë Madhështore, do të jetë trajtimi i pensionisteve, që janë krenari e vendit për gjithçka kanë dhënë e për sakrificat që kanë kaluar.
Shifrat janë shokuese dhe tregojnë varfërinë dhe mjerimin e dhimbshëm të qindra mijra pensionistëve.
Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale aktualisht në Shqipëri është 170 Euro, ndërsa në Kosovë është 340 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut 325 Euro, dhe në Serbi 390 Euro.
Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet, por plaçkitja dhe korrupsioni i tij skizofrenik rrëmbeu miliarda euro që do të shërbenin për rritjen e pensioneve.
Në 12 vite në pushtet, ai i varfëroi në ekstrem pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.
Ndaj Programi i shkëlqyer i Shqipërisë Madhështore flet qartë për pensionistet përmes “Paketës së Dhembshurisë”, që konsiston:
NË 100 DITËT E PARA DO TË VENDOSET MINIMUMI JETIK PREJ 200 EUROSH PËR ÇDO SHQIPTAR
• Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, do të marrë 200 euro në muaj.
• Rriten pensionet me 20%.
• Çdo pensionist do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.
• Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten.
ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE DO TË ULET NË 7 LEKË/KWH
• Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për Pensionistët.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë