Meta thirrje nga qelia për të mbështetur kandidatin në Lezhë: Do të jetë një përfaqësuez dinjitoz në Kuvend


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën thirrje nga qelia për të votuar kandidatin për deputet në Lezhë, Viktor Tusha.

 Meta shprehet se Tusha, i cili ka drejtuar edhe bashkinë e Lezhës, do të jetë një përfaqësues dinjitoz në Kuvend.

Sipas tij, Tusha njihet për klimën e mirëkuptimit dhe horizontit të gjerë.

“Të gjitha takimet e tij shumë intensive elektorale jo vetëm në Lezhë, por edhe në Diasporë, me të cilën ai është shumë i lidhur, karakterizohen po nga këto cilësi të vyera të tij.”, thotë Meta.

 

Reagimi i plotë:

Është një kënaqësi shumë e veçantë të mbështesësh një themelues të partisë, intelektual dhe menaxher të shkëlqyer si Viktor Tusha, kandidati ynë për deputet në Qarkun e Lezhës.

Viktori është dhe mbetet një shembull i qytetarisë, por edhe i aftësive ekselente drejtuese, plot ide dhe vizion.

Dikur si Kryetar i Bashkisë së Lezhës, Viktori do të mbahet mend gjatë për klimën e mirëkuptimit, horizontin e gjerë dhe perspektivën që krijoi për qytetin, duke kuptuar si askush më parë vlerat historike, natyrore dhe potencialet e jashtëzakonshëm të tij.

Të gjitha takimet e tij shumë intensive elektorale jo vetëm në Lezhë, por edhe në Diasporë, me të cilën ai është shumë i lidhur, karakterizohen po nga këto cilësi të vyera të tij.

Lezha me Viktorin do të ketë një përfaqësues dinjitoz në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu sic e meriton dhe kush më mirë se ai do ta përmbushë këtë detyrë politiko – qytetare.

Suksese dhe fitore të padiskutueshme Viktor Tusha!

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO VIKTOR TUSHAJ – Qarku Lezhë”