Kryetari i PS, Edi Rama, zhvilloi një takim me fermerët në Berat, ku theksoi mbështetjen e qeverisë përmes një linje financimi prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë.
Rama njoftoi se ky instrument financiar do të mundësojë kredi për sipërmarrësit në fshat, me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe normë interesi më të ulët se 3%.
Ai theksoi gjithashtu rritjen e numrit të përfituesve dhe objektivin për të arritur 1 miliardë euro eksporte. Rama shprehu kënaqësinë për progresin në mbështetje të sektorit bujqësor dhe agroturizmit.
“Pavarësisht se kemi numra pozitivë shumëfishimeshm, qoftë në mbështetje financiare apo përfituesish, është 11 fish numri i përfituesve që janë 67 mijë në raport me 5600 fermerë përfitues që ishte numri që kemi gjetur kur kemi marrë detyrën.
Jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit dhe rritjes së ndërveprimit mes fermerëve dhe mes pikave të grumbullimit dhe përpunimit.
Sot më vjen mirë që kemi në instrument të ri financiar, 250 mln euro, linjë financimi inovative e BSH, e cila iu mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat apo atyre që duan të nisin sipërmarrje, qoftë në prodhim, agropërpunim, apo në agroturizëm që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%.
Ne nëpërmjet AZHBR e shoqërojmë këtë proces, mbështesim këto që ka nevojë për asistencë, kemi nënshkruar marrëveshje për bankat, të cilat kanë filluar edhe fushata informuese sepse është qeveria që garanton.
Të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe nivelit të eksporteve. Kemi objektiv të shkojmë 1 miliardë eksporte.
Gjysmë miliardi tjetër është shumë ambicioz dhe prandaj dua të kthehem te fiksimi se ishte shumë e bukur. Në Dibër takoj një qytetar që më thotë e kryve me ne dibranët, tuneli i Murrizit ishte ëndrra jonë.
I thashë tani kemi BE, unë tha këtë desha tunelin e Murizit. Shkoj përqejf në Tiranë, por do të të mbështes edhe për BE. Ne kishim fiksim rrugën e Arbrit, na u gjende. Tani ti ke fiksim BE, ne do të gjendemi më tha.”, u shpreh Rama.