Tërmet me magnitudë 6,2 ballë godet Stambollin


Një tërmet me magnitudë 6,2 ka ndodhur sot në Stambollin, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve në faqen e internetit të Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 12:49 me kohën lokale ndërsa epiqendra është regjistruar në ujërat e Detit Marmara pranë rrethit Silivri të Stambollit.

Sipas AFAD-it, tërmeti, i cili është ndier në Stamboll dhe provincat përreth, ka ndodhur në një thellësi prej 6,92 kilometrash.

Ende nuk ka informacione për të prekur ose dëme materiale.