Trump paralajmëron Zelensky-n: Prano paqen ose mund “të humbasësh gjithë vendin”


Presidenti Trump bëri ​​një paralajmërim të ashpër për presidentin ukrainas Zelensky të mërkurën, duke thënë se udhëheqësi i Kievit ishte në një gjendje “të vështirë” dhe “ose do arrihet  paqja ose ai mund të luftojë edhe për tre vjet të tjera para se të humbasë gjithë vendin”.

Trump iu përgjigj Zelensky-t  i cii tha gazetarëve të martën se “Ukraina nuk do e njohë ligjërisht pushtimin rus të Krimesë” – pjesë kyçe e një plani paqeje të propozuar nga SHBA-ja, që po diskutohej të mërkurën në Londër dhe një kusht që ka qenë prej kohësh një vijë e kuqe për Kievin, shkruan NY Post.

“Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për Negociatat e Paqes me Rusinë, pasi Krimea u humb vite më parë nën kujdesin e Presidentit Barack Hussein Obama dhe nuk është tashmë një pikë diskutimi,” tha presidenti në Truth Social.

“Askush nuk po i kërkon Zelensky-t të njohë Krimenë si territor rus, por, nëse ai dëshiron Krimenë, pse nuk luftuan për të njëmbëdhjetë vjet më parë, kur ajo iu dorëzua Rusisë pa u shkrepur asnjë armë?”

Trump një dekadë më parë kritikoi Obamën për mosndërhyrje kur Rusia aneksoi Krimenë. Kievi ka punuar që nga viti 2014 për të rikthyer territorin dhe për të dëbuar rusët nga Ukraina lindore.

Tani, SHBA-ja po propozon njohjen formale të gadishullit të Detit të Zi si territor rus, që do të përfaqësonte një ndryshim të madh në politikën e jashtme amerikane, tha një zyrtar i lartë i administratës për The Post.

“Ekziston një doktrinë atje e quajtur Deklarata e Welles, që shkon prapa në vitin 1940, që thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do pranojnë pushtimin e një toke të huaj nga një komb tjetër,” tha zyrtari.

“Ne nuk themi se ky është rezultati juaj, por ne e pranojmë faktin që është aneksuar fizikisht, por ju nuk e keni pronësinë e tokës në të cilën jeni”.

Kjo doktrinë, e shpallur 85 vjet më parë, u krijua për të kundërshtuar aneksimin e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nga Bashkimi Sovjetik.
Një zyrtar amerikan këmbënguli për The Post të Premten se SHBA-ja nuk e ka hequr “fare” angazhimin e saj ndaj doktrinës, megjithëse kjo do ndryshonte nëse plani i paqes i Trump miratohej.

Çfarë marrin Rusia dhe Ukraina në marrëveshjen përfundimtare të paqes të propzuar nga Trump

Rusia

  • Njohja zyrtare e SHBA-së e gadishullit të Krimesë të Ukrainës si territor rus
  • Njohja “de fakto” e pushtimit nga Rusia të katër rajoneve në Ukrainën lindore, që do të thotë se SHBA-ja do pranonte se Moska kontrollon rajonet e Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia, ndërsa zyrtarisht i konsideronte ato tokë ukrainase.
  • Një zotim se SHBA-ja nuk do e mbështesë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
  • Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë
  • Mundësi për më shumë bashkëpunim ekonomik me SHBA-në, veçanërisht në fushën e energjisë dhe industrisë.

Ukraina

  • Ndihma nga forcat ushtarake evropiane si “një garanci e fortë sigurie” pas një armëpushimi. SHBA-ja nuk do përfshihej në këtë masë.
  • Rusia do kthente një pjesë të vogël të rajonit të Kharkiv-it të Ukrainës, i pushtuar aktualisht nga Moska.
  • Të drejtat e lundrimit në lumin Dnieper, i cili kalon përgjatë vijave të frontit.
  • Ndihma në rindërtimin e pasluftës, megjithëse është e paqartë se nga do vinte ai financim.

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e NY Post

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani