Kina i ka thënë SHBA-së që të “anulojë plotësisht të gjitha masat e njëanshme tarifore” nëse Uashingtoni dëshiron bisedime tregtare, në disa nga komentet më të forta nga Pekini pas thellimit të luftës tregtare midis dy superfuqive ekonomike të botës.
Pekini tha gjithashtu se “nuk kishte negociata ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, pavarësisht komenteve të përsëritura nga presidenti Trump se të dy palët po bisedonin, shkruan FT.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka thënë ditët e fundit se lufta tregtare është “jo e qëndrueshme” dhe se “do duhej të kishte një ulje të tensioneve nga të dyja palët”.
He Yadong, një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë, tha të enjten: “Masat e njëanshme tarifore u nisën nga SHBA-ja”.
“Nëse SHBA-ja vërtet dëshiron të zgjidhë problemin, duhet të anulojë plotësisht të gjitha masat tarifore të njëanshme kundër Kinës dhe të gjejë një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes dialogut të barabartë”.
Kina ka thënë se “dera e saj është e hapur” për bisedime, por këmbëngulja që SHBA-ja së pari të heqë tarifat e saj si parakusht.
I pyetur të mërkurën, se sa shpejt mund të ulë tarifat ndaj Kinës, Trump tha: “Kjo varet nga ata.”
Shtëpia e Bardhë theksoi gjithashtu se presidenti nuk do heqë në mënyrë të njëanshme taksat për mallrat kineze.