Kreu i Demokratëve Euroatlantikë u bëri thirrje ë rinjve që të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit.
Gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, Basha tha se forca politike që drejton, nëse fiton zgjedhjet do kujdeset për të rinjtë e Shqipërisë.
“Kjo është dora e Lavdrim Jupës dhe e qindra të rinjve si ai. Dora e një njeriu që ka që 10 vjite që punon, 23 vjeç sot. Dhe dëshira e tij është të studiojë ekonomi, gjë që nuk ia mundëson as gjendja ekonomike e familjes dhe mungesa totale e politikave mbështetëse nga kjo qeveri e korruptuar. Siç ia mbaj dorën sot kështu, kështu do t’ia mbajmë dorën çdo të riu dhe çdo të reje me programin tonë për arsimin, universitet pavarësisht prej pamundësive, të familjeve të tyre që t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre. Nuk ka gjë më të shenjtë për ne se kjo, nuk ka gjë më të shenjtë për Koalicionin Euroatlantik se kjo. Le të qëndrojmë kështu të bashkuar dorë më dorë më 11 maj dhe pas 11 majit. Sepse për ne dhe për mu personalisht nuk ka mision më të shenjtë në jetën time sesa që këto duar të Lavdrimit e të shokëve të tyre së shpejti të marrin në dorë fatin e Shqipërisë.” – tha Basha.