Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një mesazhi elektoral, u ndal te rëndësia e mbajtjes së të rinjve në Shqipëri, duke cituar Papa Françeskun: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart”.
Meta theksoi nevojën për të shmangur “dimrin demografik” dhe premtoi angazhim të vazhdueshëm për të rikthyer shpresën tek rinia shqiptare.
Në fund të mesazhit, ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për kandidaturën e tij në qarkun Tiranë.
“Të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut të madh: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart.
Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga “dimri demografik”.
“Ku ka rini, ka shpresë” thote Papa Francesku.
Ky amanet i madh i tij meriton çdo sakrificë.
Ndaj kurrë nuk do të lodhem së punuari për t’i kthyer shpresën rinisë, sepse vetëm kështu Shqipëria jonë e dashur do të jetë e sigurt dhe e begatuar edhe për qindra vite të tjera që do të vijnë.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”, shkruhet në postim.