Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim live me ndjekësit në kuadër të rubrikës “Sy më sy”, ku iu përgjigj pyetjeve dhe kritikave të publikut. Ai komentoi situatën politike dhe komunikimin me median, duke theksuar se kërkesa për një mandat të katërt vjen si rezultat i asaj që e cilësoi progres në të gjitha zonat dhe sektorët e vendit.
Sipas Ramës, në vend ekziston një klimë e lartë lirie për të shprehur kritika, ndonëse sipas tij, kjo reflekton një “dëshpërim të madh” nga kundërshtarët politikë dhe në media.
Kryeministri komentoi edhe debatet e fundit për gjuhën e përdorur në komunikim publik, duke përmendur rastin e termit “autizëm politik”. Ai theksoi se termi është i njohur në literaturën akademike, por pranoi se është i papërshtatshëm dhe se ka kërkuar ndjesë për përdorimin e tij.
“Jemi në kushtet kur ka dëshpërim të madh në anën tjetër, që reflektohet edhe në pasaqyrat e kënetes mediatike sepse në këtë vend ku ka shumë ankesa dhe pretendime se jetohet në një auokraci, faktikisht nuk lihet gjë pa thënë për mua, qeverinë dhe PS.
Madje edhe për vetë popullin. Së fundmi në këto pasqyra konsiderohet i sëmurë. Në të gjitha aspektet ka progress, në të gjitha zonat e vensdit, në të gjithë sektorët.
Patjetër që ka ende shumë për të bërë prandaj kërkojmë mandatin e 4. Në këtë dëshpërim të madh ka element të tjerë. Një është se flitet për gjuhën time, që paskam thënë dhe bërë gjëra që askush nuk i bën.
Cilat janë këto?
Unë akoma nuk e kuptoj se në cilën nga gjërat që kam thënë kam bërë gjëseni tjetër përvecse kam komunikuar hapur me poublikun.
Ka vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë, por ka qenë gabim pa dashje. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike.
Nuk është diçka e krijuar për të fyer apo lënduar askënd, por me shumë të drejtë, u desh të gaboja që ta mësoja, prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm.
Doli padashje duke folur, dhe i gjendur në kushtet kur ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë. Patjetër që nuk është hera e parë që gaboj.
Kam bërë edhe në ndonjë rast tjetër atë që duhet të bëjë dikush që gabon, të kërkoj ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik shqiptar që ka kërkuar ndjesë”, tha Rama.