Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin elektoral në qarkun e Elbasanit, duke u ndalur me dy takime në Belsh dhe Elbasan, ku nuk kanë munguar batutat dhe komentet me tone ironike.
Gjatë një takimi në Belsh, Rama iu drejtua një të riu në publik:
“Zemra, më dëgjon? Zogu, po më ndjek?” – pyeti kryeministri, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve, pasi i riu dukej më i përqendruar te të rejat në sallë sesa te fjalimi i tij.
“Unë i thashë zogut… se ai po shihte në telefon çfarë po i thoshte zoçka, që është shumë e rëndësishme – por është edhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment,” vijoi Rama.
Ndërkohë në Elbasan, përballë një salle të mbushur me gra dhe vajza, Rama theksoi rolin vendimtar të grave në politikë dhe në strukturat e PS-së.
“Po të isha vonuar edhe pak, dhe salla të ishte me burra, nuk do të kishin ngelur as gjysma. Partia pa gra është çyryk!”, tha ai, duke e theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në politikë.