Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rubrikën “Sy më sy”, Kryeministri Edi Rama theksoi se reforma në drejtësi ishte e mundur vetëm falë qeverisjes së PS-së pa partnerë koalicioni.
Kryeministri shtoi se forcat opozitare nuk kanë interes në suksesin e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, dhe sipas tij, përpiqen ta përdorin luftën kundër korrupsionit si argument kundër mazhorancës.
Ai theksoi se personat që kanë pasur probleme me drejtësinë kanë qenë pjesë e qeverive të mëparshme dhe se Partia Socialiste ka treguar mbështetje për procesin e drejtësisë së pavarur.
Ai mbrojti përfshirjen e muzikës në takimet elektorale, duke argumentuar se nuk ka asgjë të gabuar në kombinimin e fjalimeve me elementë të tjerë kulturorë.
“Kur unë thosha ma jepni timonin që të drejtoj pa të tjerë në prehër se ndryshe nuk bëhet reforma, u bë apo su bë, u bë apo su bë drejtësia që godtet majtas e djathta.
Kush e bëri? Timoni pra. Nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosshmëri nuk do të bëhej.
Ata rrotull nesh nuk e duan SPAK. Kërkojnë të përdorin SPAK dhe thellimin e luftën kundër korrupsionit si një argument pse ne nuk duhet të votohemi. Si mund t’i votoni se kanë gjysmën e qeverisë në burg.
Nuk është kështu. E dyta, ata që kanë pasur probleme me drejtësinë dhe kanë qenë në qeveri janë anëtarë kabinetesh të mandatit të parë, të dytë…ka rëndësi fakti që ne jemi në mbështetje të këtij procesi.
Ne nuk e vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit, pushtetit të pavarur të drejtësisë, që e kemi pavarësuar ne. Këta thonë se fushata e PS dhe e Ramës është tallava, tallje me këtë e atë.
Po si ka mundësi? E para, këta nuk dinë se ça është tallavaja. Këta janë përbuzës të kulturës shqiptare. Po, po! Këta janë përbuzës të atij fondi thesaresh që ka krijuar kultura jonë.
Nëse ne hapim bëjmë një takim të madh me njerëzit tanë, kush na ndalon ne që aty edhe të përdorim këngë që janë nga thesari i kulturës tonë sipas qarqeve.
Kush e ka shkruar këtë që kur mblidhen njerëzit në një takim të madh elektoral të dëgjojnë fjalime me orë të tëra në diell. Që kur unë merrem me fushatë elektorale, shikoni se si kanë ndryshuar edhe të tjerët.
Kush i solli për herë të parë njerëzit të ulen në takime. Edhe kjo historia me këngët dhe vallet do ta shikoni se do ta përdorin më vonë. Tjetra jo merresh me bufin, pse merreni ju që merreni me analizat.
Pse merreni me një të 100, edhe në fjalët e mia nuk flas 95% të kohës as për bufin, kënetën, Lulin apo Vrenozin, as për…Unë flas për sfidën historike që ka Shqipëria.”