“Rama i vodhi mandatin Belerit për të grabitur pronat në Gjipe” – Berisha


Kryedemokrati Berisha akuzoi kryeministrin Rama se vodhi tokat në jug të vendit njësoj sikur t’i kishte tijat dhe për këtë arsye i vodhi mandatin Fredi Belerit.

Gjatë prezantimit të kandidatëve të Aaleancës për Shqipërinë Madhështore në Sarandë, kreu i opozitës tha se keqqeverisja e Edi Ramës ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi.

“Po vij nga Himara. Edi Rama ia mori mandatin Fredi Belerit. Ku e ke gjetur këtë parim t’i vjedhësh mandatin të zgjedhurit vetëm e vetëm se e dije se ato toka që ke plaçkit në Gjipe nuk do t’i vidhje kurrë se nuk janë të tuat. Ata të tutë kanë patur 4 dhi e 5 dele, s’kanë patur asgjë. Kanë qenë më të varfërit e asaj zone. Të rinjtë po marrin rrugët e botës, pensionistët nuk mbijetojnë dot, familjet nuk blejnë dot ushqimet dhe të sëmurët nuk sigurojnë dot ilaçet. Kush kënaqet me një pension qesharak si ky? Çmimet janë dyfishuar, sidomos ushqimet bazë. Sipas ekspertëve, pensioni duhet të ishte të paktën 390 mijë lekë. pensionet janë të vogla.” – tha Berisha