Tabaku: Hetimit për incineratorin e Tiranës do i shkohet deri në fund, do e rihapim


Kandidatja e PD-së për Tiranën, Jorida Tabaku, tha mbrëmjen e sotme, se fushata e PS-së nuk ka asnjë program, asnjë bilanc për punët e bëra po vetëm sulm e gjuhë denigruese ndaj opozitës.

E ftuar në “Çim Peka Live”, demokratja tha se kandidatët e PS-së po blejnë vota kundër njëri-tjetrit.

“Përveç faktit se ne do diskutojmë, pa përballje, pa debat pa asnjë përmbajtje çfarë ofron sot mazhoranca e PS-së, ne nuk i shohim as në terren. Janë kthyer portretet e kandidatët e PS-së, vetëm në fletëpalosjet e lëna poshtë dyerve. Ne po na ndodh një fenomen në fakt, deputetë socialistë të listës së hapur, vijnë e ankohen në zyrat tona se, ‘x’ deputet i listës së hapur po blen vota te socialistë, ‘y’ i listës së hapur të PS, po blen këtu. Ka filluar një luftë e brendshme në këtë nivel që nuk është as në fushatë as në terren, por po përpiqen me makinacionet e përhershme të tyre, për të rikuperuar këtë gjënë që mungon nga përmbajtja dhe përballja programore.” – tha Tabaku.

Ajo shtoi më tej se PD-ja do i fitojë zgjedhjet ndërsa paralajmëroi se hetimi për incineratorin e Tiranëes do hapet.
“Duhet që vota të shkojë të oferta e parë opozitare. Ndryshe vota digjet, nëse nuk prodhon mandat i shkon mazhorancës. Pse të mos ketë paqe 365 ditë më biznesin po vetëm për fushatë. Pse të mos ketë mbështetje për pensionistët, për qytetarët 365 ditët e vitit po vetëm për fushatë. Për mua hetimi për incineratorin e Tiranës nuk është i plotë, ka dështuar. Pavarësisht vendimit të gjykatës pak ditë më parë, kësaja dosjeje do i shkohet deri në fund. Nuk ka amnisti për ata që kanë grabitur qytetarët. PD do i fitojë zgjedhjet. Dëshira ime është që të jem në parlament, të bëj betejën time. Gjithmonë brenda PD-së. Në një parti duhen të gjithë.” – shtoi Tabaku.