Trump i ka bërë thirrje presidentit rus Putin që të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës pasi një i tillë së fundmi ishte më vdekjeprurësi që nga vera e shkuar.
Ushtria ruse hodhi mbi 75 raleta e mbi 14 drone ndaj Ukrainës, duke synuar kryesisht Kievin në një sulm për të cilin presidenti ukrainas Zelensky tha se ishte për t’i bërë presion SHBA-së, shkruan CNN.
“Unë nuk jam aspak i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Nuk është e nevojshme dhe ndodhin në një kohë shumë të keqe. Vladimir, ndalo. 5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të bëhet marrëveshja e Paqes!” Trump shkroi në Truth Social të enjten.
Të paktën 12 njerëz vdiqën në sulmet, ndërsa 90 mbetën të plagosur, sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainës ndërkohë që shumë viktima janë nën rrënoja.