Ulje të çmimit të energjisë, ulje të çmimit të naftës e ulje taksash premtoi kreu i PD-së gjatë prezantimit të kandidatëve të ASHM-së në Himarë.
Berisha tha se çmimi për energjinë do jetë 7 lek për kilovat ndërsa çmimi i naftës do shkojë aq sa është në vendet fqinje.
Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama për plaçkitjen e shqiptarëve me të gjitha projektet e infrastrukturës duke akuzuar atë për tunelin e Llogarasë.
“Do ulim çmimin e energjisë për konsumatorin në 7 lekë. Nafta nuk do mund të shitet kurrë më shtrenjtë sesa çmimi që kanë nafta në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Rama iu merr ju 1.1 euro një litër naftë, një çmenduri e vërtetë. Ju të tjerët e paguani në çmimin e biletave, te ushqimet. Ulim ngarkesën fiskale mbi naftën dhe çmimi dobjerë aty ku duhet. Këta janë vetëm një mafie plehrash pa asnjë concept tjetër vetëm si të vjedhim. E bëri tunelin e Llogaras. Ky ndërtoi tunelin duke vjedhur 60 milionë euro. Me këto para mund të garantoje furnizimin me ujë dhe pastrimin e ujërave të zeza. Kështu ky rajon shkonte në Europë. Kriteri i vetëm që kyka është ku të plaçkisë më shumë. Tavani për biznesin për të paguar tatime do ngrihet në 180 mijë euro nga 140 mijë euro që është.” – tha Berisha.