Zelensky viziton sot Afrikën e Jugut


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndodhet sot në Afrikën e Jugut në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në kontinentin afrikan që prej marrjes së detyrës në vitin 2019, përjashtuar një ndalesë të shkurtër në Cape Verde në vitin 2023.

Gjatë vizitës, Zelensky do të takohet me Presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, si dhe me përfaqësues politikë, civilë dhe studentë nga vende të ndryshme afrikane.

“Është thelbësore për të sjellë një paqe të drejtë më afër. Ne po punojmë për të siguruar që vendet e G20 të angazhohen në mënyrë aktive në përpjekjet diplomatike,” shkroi Zelensky në një postim në platformën X.

Takimi zyrtar mes dy presidentëve do të zhvillohet në orën 11:00 me kohën lokale (10:00 BST), ndërsa në orën 13:15 (12:15 BST) pritet të mbahet një konferencë për shtyp e përbashkët./BBC