Apple planifikon të prodhojë të gjitha iPhone-t për tregun amerikan në Indi, duke ulur varësinë nga Kina


Apple po planifikon të transferojë përpunimin e të gjitha iPhone-ve për tregun amerikan në Indi, për të reduktuar varësinë e saj nga baza e prodhimit në Kinë, si pasojë e luftës tregtare me SHBA-në, që u nxit nga politikat tarifore të Donald Trump.

Sipas raportimeve, ky ndryshim mund të ndodhë sa më shpejt në vitin 2026, përcjell The Guardian.

Kompania me vlerë 3 trilionë dollarë ka qenë një nga të prekurat më të mëdha nga tarifat e Trump, që kanë ndikuar negativisht në aksionet e Apple për shkak të mundësisë që produktet e prodhuara në Kinë të goditen me taksa të rënda importi në SHBA.

Megjithatë, kjo ka ulehur pas një vendimi të Shtëpisë së Bardhë për të përjashtuar smartfonët nga tarifat më të rënda të vendosura mbi produktet kineze.

Procesi i ndërlikuar i prodhimit të iPhone-ve përfshin më shumë se 1,000 komponentë të siguruar nga e gjithë bota, megjithëse ato janë kryesisht montuar në Kinë.

Sipas estimimeve të analistëve, rreth 90% e iPhone-ve janë asambluar në këtë vend.

Apple ka filluar të rrisë prodhimin në Indi dhe ka nisur të drejtojë pjesë të prodhimit të iPhone-ve për në SHBA, me qëllim për të balancuar ndikimin e tarifave të mundshme.

Gjithashtu, kompani e mëdha indiane si Foxconn dhe Tata kanë dërguar pothuajse 2 miliardë dollarë vlerë smartfonësh për në SHBA në mars, duke siguruar që Apple të ketë mjaftueshëm furnizim në një treg kyç.

Kompania ka tashmë tre fabrika në Indi dhe ka zgjeruar operacionet për të përfshirë punë gjatë fundjavave në fabrikën më të madhe të Foxconn në Chennai.

Megjithatë, analistët nuk pranojnë që Apple të zhvendosë prodhimin e iPhone-ve në SHBA, duke thënë se kostoja e një iPhone të prodhuar në SHBA do të ishte më shumë se tre herë më e lartë.

Disa ekspertë gjithashtu theksojnë se ekonomia amerikane nuk ka kapacitetet ose fuqinë punëtore fleksibël për të përballuar një operacion të tillë prodhimi.