Arrestohet 40-vjeçari në Kamëz, ushtronte dhunë dhe kërcënonte gruan me armë zjarri


Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi ushtronte dhunë fizike dhe kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, që dyshohet se janë përdorur për të kërcënuar gruan e tij.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.