Dhunë pas takimit elektoral në Bulqizë, Xhelal Mziu dhe nipi i tij godasin me grushta një 33-vjeçar, çështja i kalon SPAK-ut


Rreth orës 13:00 të ditës së enjte, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren,  deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij janë përfshirë në një incident në Bulqizë ku kanë dhunuar me grushte një punonjës te njësisë administrative Ostren në Bulqizë. 

Sipas policisë, 33-vjeçari është goditur me grushte pas përfundimit të aktivitetit politik. 

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.