Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH), pas një votimi të dytë të zhvilluar ditën e sotme, të premten.
Vasili mori 7 vota, duke siguruar shumicën e cilësuar prej 3/5 të votave të Këshillit Drejtues, të nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit publik mediatik. Mandati i saj në krye të RTSH-së do të zgjasë pesë vjet.
Në raundin e parë të votimit, të zhvilluar një ditë më parë, asnjë nga kandidatët nuk arriti të sigurojë numrin e duhur të votave. Për këtë arsye, u organizua një votim i dytë mes tre kandidatëve më të votuar: Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.
Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:
Eni Vasili – 5 vota
Xhoi Jakaj – 2 vota
Engjëll Musai – 2 vota
Ermal Hoxha – 1 votë
Flamur Buçpapaj – 1 votë