FBI arreston gjyqtaren, e akuzon se pengoi kapjen e një emigranti të paligjshëm


Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Kash Patel tha të premten se agjencia e tij kishte arrestuar gjyqtaren e Wisconsin, Hannah Dugan, me akuzat se ajo ndihmoi një emigrant pa dokumente t’i shmangej arrestimit, shkruan Newsweek.

“FBI arrestoi gjyqtaren Hannah Dugan nga Milwaukee, Wisconsin me akuza për pengim. Pas provave të pakundërshtueshme se gjyqtarja Dugan pengoi një operacion arrestimi të një emigrant të paligjshëm javën e kaluar,” shkroi Patel.

Dugan u paraqit për një kohë të shkurtër në gjykatën federale në Milwaukee të premten përpara se të lirohej nga paraburgimi. Paraqitja e saj e radhës në gjykatë është më 15 maj.