Jozefina Topalli u drejtohet shqiptarëve jashtë vendit: Votoni, vota juaj po bën historinë


Drejtoresha politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke i falënderuar për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor dhe duke theksuar rëndësinë e votës së tyre për të ardhmen e vendit.

Në një postim të publikuar së fundmi, Topalli u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë me kujdes dhe të jenë të vetëdijshëm për peshën e votës së tyre.

Postimi i drejtueses politike të PD për diasporën:

Mirëmëngjes të dashur shqiptarë që jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë. Faleminderit që votuat për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, më të zhvilluar. Sqarim për mënyrën e votimit:

Në fletën e votimit:

Mund të votoni vetëm partinë.

Mund të votoni vetëm një kandidat nga e njëjta parti.

Mund të votoni partinë dhe një kandidat nga e njëjta parti.

Kujdes:

Nëse votoni për një parti dhe për një kandidat të një partie tjetër, vota shpallet e pavlefshme.

Zgjidh me kujdes. Vota jote ka peshë!

Shqiptarë të mrekullueshëm që jetoni jashtë vendit,

Zëri juaj ka fuqi!

Votoni! Sepse vota juaj po bën historinë!

Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!