Një nga kandidatet e PS-së për Elbasanin u emocionua fort gjatë takimit të kryeministrit Rama me mbështetës e kandidatë të qarkut.
Kandidatja Ervina Meta mezi arriti të lexonte rreshtat që kishte shkruar në një letër që e mbante para vetes duke bërë disa gabime.
Teksa ajo lexonte copën e letrës, kandidatë të tjerë të PS-së qëndronin në këmbë ndërsa turma e grave dhe vajzave e mbedhur në sallë duartrokiste ethshëm.
“Unë dhe Belshi im jemi thellësisht mirënjohës dhe krenarë për transfromimin e mrekullueshëm që keni përjetuar, jo vetëm në bashki por të gjithë Shqipërinë, falë qeverisjes suaj. Belshi sot është kthyer në një perlë të vërtetë të turizmit. E një nga dizancionet më të pëlqyera, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë por veçanërisht nga turistët e huaj me mbi 200 mijë vizitorë në vit dhe rritje po shkëlqen si kurrë po Belshi po shkëlqen më shumë se kurrë. Ky zhvillim nuk ndalet vetëm në turizëm. Belshi ka zhvillime në bujqësi, agropunim, blegtori.” – lexon kandidatja.
*Video marrë nga JOQ