Krerët evropianë kundërshtojnë propozimin e SHBA-së për Krimenë


Udhëheqësit evropianë kanë hedhur poshtë një propozim të SHBA-së për të njohur sovranitetin e Rusisë mbi Krimenë, si pjesë e një projektmarrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë, raportoi të enjten Financial Times.

Zyrtarët evropianë i thanë gazetës se një veprim i tillë mund të shkaktojë një përçarje brenda NATO-s dhe t’i detyrojë mbështetësit e Kievit të zgjedhin midis qëndrimit me Ukrainën ose anashkalimit të Uashingtonit.

Sipas raportit, ekipi i presidentit të SHBA-së, Trump, i ka paraqitur Ukrainës një marrëveshje “merre ose lëre” që përfshin njohjen zyrtare të Krimesë nga Uashingtoni si territor rus. Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka sugjeruar gjithashtu ngrirjen e konfliktit përgjatë linjave të tanishme, shkruan Rt.

Një diplomat i lartë evropian i tha FT se do ishte “e pamundur” të pranohej propozimi i SHBA-së, ndërsa një zyrtar i BE-së pretendoi se “Krimeja dhe aspiratat e ardhshme për anëtarësim në NATO janë vija e kuqe për ne”.

Zelensky gjithashtu ka kundërshtuar të marrë në konsideratë pranimin e Krimesë si territor rus, duke deklaruar se Kushtetuta e vendit e ndalon një veprim të tillë.

Trump ka kritikuar qëndrimin e Zelenskyt, duke e quajtur atë “shumë të dëmshëm” për negociatat e paqes dhe duke deklaruar se “Krimea u humb vite më parë”.