Ndalimi i kandidatit të djathtë nga presidencialet, Apeli pezullon vendimin e Kushtetueses në Rumani


Një gjykatë apeli në Rumani ka pezulluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të anuluar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, të cilat u fituan befas nga kandidati i pavarur Calin Georgescu, raportuan mediat lokale të enjten.

Georgescu, një kritik i zëshëm i NATO-s dhe kundërshtar i armatosjes së Ukrainës, u bë kryefjalë e lajmeve në nëntor 2024 pasi siguroi 23% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve. Gjykata Kushtetuese më vonë i zhvlerësoi rezultatet, duke përmendur “parregullsi” në fushatën e tij dhe raportet e inteligjencës që pretendonin ndërhyrje ruse, shkruan Rt.

Sipas HotNeës, të enjten, gjyqtari Alexandru Vasile i Gjykatës së Apelit të Ploiestit e anuloi vendimin e Gjyjatës Kushtetuese. Prokuroria pranë gjykatës së Ploiestit ka bërë ankimim.

George Simion, kreu i partisë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve, e përshëndeti vendimin si një “kthim në demokraci” dhe rend kushtetues në një postim në X. Megjithatë, ai shtoi se Byroja Qendrore Zgjedhore – e cila e ndaloi Georgescu-n të kandidonte në maj – “e shpërfill atë dhe vijon aktivitetin e saj”.

Në shkurt, Georgescu u padit për gjashtë akuza penale, duke përfshirë gjoja komplot për “akte antikushtetuese” dhe “promovim të ideologjive fashiste, raciste ose ksenofobike”. Ai ka mohuar të gjitha akuzat, duke këmbëngulur se çështja penale kundër tij është pjesë e një fushate të orkestruar nga “Deep State” në Rumani.

Politikani, i cili është nën një ndalim-udhëtimi 60-ditor si pjesë e mbikëqyrjes gjyqësore, do qëndrojë nën mbikëqyrjen e gjykatës edhe për 60 ditë të tjera, sipas raporteve të mediave.