Rruga e Re Shëngjin-Velipojë, Rama: Do fuqizojë ekonominë e Shkodrës dhe Lezhës


Në një takim me përfaqësues të bizneseve, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se rruga e re Shëngjin-Velipojë do t’u japë turistëve mundësinë të zbulojnë pjesët magjike të Shqipërisë, duke fuqizuar njëkohësisht ekonominë vendore të Shkodrës dhe Lezhës, si edhe ekonominë kombëtare.

Ai theksoi se falë stokut të projekteve të reja në Lezhë, Shkodër dhe më gjerë, vendi po përjeton një gjeneratë të re zhvillimi në shumë fusha. Rama foli edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, ku një rrjet arkitektësh të rinj do të përfaqësojë vendin me një mozaik të jashtëzakonshëm.

Në vijim, kryesocialisti nënvizoi rëndësinë e krijimit të një infrastrukture të re dhe cilësore të mikpritjes, me synim tërheqjen e turistëve që shpenzojnë më shumë.

“Përfundimi i kësaj rruge të re është moment lehtësimi se me këtë rrugë të re, dhe me segmente të tjera të kësaj natyre që kemi investuar dhe vazhdojmë t’i investojmë i zbulojnë një pjesëz të magjishme Shqipërië që deri dje nuk ishte e aksesueshme.

Fuqizojmë mbështetjen për ekonominë e Shkodrës dhe të Lezhës, nuk diskutohet që shtojmë të ardhurat të tjera për ekonominë tona kombëtare.

Jam optimist duke pasur parasysh stokun e projekteve të reja, tuajat, të sipërmarrjes, në Lezhë e Shkodër, por edhe të shumëkujt tjetër që nuk është këtu me ju sot, se janë projekte të një gjenerate tjetër në të gjitha drejtimet.

Kemi mbledhur dhe krijuar një rrjet unikal arkitektësh, të cilët do të jenë edhe pjesë e pavionit të Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës në Venecias që japet së shpejti, do t’ju sugjeroja të shkoni ta shihni.

Krenari e madhe që Shqipëria në këtë edicion të Bienales do të përfaqësohet me një mozaik të jashtëzakonshëm arkitektësh. Të tërheqim këtu atë që ne na mungon, fuqinë e madhe të konsumit nga ana e kategorisë së turistëve që shpenzojnë shumë.

Natyrisht ata kanë nevojë për këtë infrastrukturë të re mikpritjeje që po krijojmë dhe pastaj të ardhurat rriten, ashtu sikundër rritet edhe mundësia por edhe nevoja për të paguar shumë më tepër stafet sepse e gjitha lidhet me cilësinë. Do t’ju thosha që të synoni maksimumin e cilësisë, do të jemi shumë mbështetës por edhe rigoroz për zhvillimet në këto hapësira të reja.

Kemi bërë si vend shumë gabime në të shkuarën, në zhvillimin e bregdetit tonë në të shkuarën, pa llogaritur furitë e ndërtimeve absurde në fillimet e tranzicionit, por kemi akoma mundësi për të krijuar një insfrastrukturë mikpritjeje dhe shembullore.”, tha Rama.