Shtyhet më 8 maj seanca për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin


Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 8 maj 2025 seancën për shqyrtimin e ankimit të SPAK në çështjen ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

SPAK ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, lidhur me ndërtimin e një resorti buzë detit, të shpallur më herët “investim strategjik”. Kallëzimi u bë nga Fredi Beleri, i cili i akuzon për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Seanca ishte parashikuar të mbahej më 25 prill, por u shty për në fillim të majit.