Kievi thuhet se po i bën kërkon Romës që të organizojë një mini-samit mbi luftën në Ukrainë në margjinat e funeralit të Papa Françeskut këtë javë.
Rreth 140 delegacione priten në Vatikan të shtunën në mëngjes për t’i bërë nderimet e fundit Papës së ndjerë, i cili ndërroi jetë të hënën. Zelensky i Ukrainës do jetë i pranishëm, si dhe presidenti i SHBA-së, Trump, shkruan Rt.
Burimet diplomatike të cituara nga Lа Repubblica të premten thanë se Trump mund të zhvillojë disa takime dypalëshe jozyrtare në Romë, potencialisht një me Zelensky-n. Ndërkohë, Kievi po kërkon një mbledhje më të gjerë shumëpalëshe që përfshin anëtarët evropianë të NATO-s që do mbahet në Itali, duke e vendosur delegacionin ukrainas “përballë SHBA-së, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe ndoshta edhe Gjermanisë”.
Megjithatë, qeveria e kryeministres Meloni ngurron të mundësojë një mbledhje të tillë, nga frika se reputacioni si mikpritës mund të përballet me një dështim të mundshëm, vuri në dukje gazeta.
Lа Repubblica vuri në dukje se, për shkak të marrëveshjeve të Vatikanit për delegacionet e ndryshme, Zelensky do ulet “shumë, shumë larg” nga Trump gjatë ceremonisë së varrimit.