Një zonjë mbështetëse e PS-së që po u fliste qytetarëve gjatë një takimi elektoral, u tha atyre se nuk mund të thonë që Vlora do bëhet më mirë.
Teksa fliste më duar e këmbë, ajo madje u bëri thirrje që të hapin sytë se PS-ja nuk mund të sjellë Hënën në Vlorë, duke sugjeruar se për këtë nevojiten shkencëtarë, për të cilët ajo përdori versionin e shkurtuar sipas shijeve dhe dijeve personale “shkencar”.
Ajo theksoi gjithashtu se Vlora ka arritur majat.
“Dëgjoni, më vjen keq. Nuk mund të kërkoni ndryshime në Vlorë dhe nuk mund të thoni që Vlora do bëhet më mirë. Sepse hapni sytë o çuna, o goca, o vlla, o motër. Hapni sytë, Vlora ka arritur majat. Hënën nuk mund ta japim, se hënën s’e marrim dot ta sjellim në Tokë se si mund ta sjellim, ik bëhu shkencar, Ajnshtajni ka qenë shkencar bëhu shkencar në qoftë se mund të bëhesh shkencat e të na çosh në Hënë. Po në këto katërmandate që Prtia Socialiste ka dhënë, ka bërë dhe është në Vlorë, ka bërë ndryshime.” – tha qytetarja në takimin elekt.
*Video marrë nga JOQ