Aksidentohet ekipi i volejbollit të vajzave të Skënderbeut


Një aksident i rëndë ka përfshirë ekipin e volejbollit të vajzave të Skënderbeut, teksa udhëtonin drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të kampionatit. Autobusi që transportonte skuadrën është përplasur me një automjet në zonën e Prrenjasit.

Orlando Koja konfirmoi për Panorama Sport se disa nga lojtaret kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në urgjencë.

“Patëm një aksident të rëndë, jemi në Prrenjas. Tre vajza kanë shkuar në urgjencë. Jemi të tronditur, autobusi është dëmtuar rëndë. Njëra vajzë ka goditur hundën dhe i ka dalë gjak, një tjetër është dëmtuar në gju, ndërsa tjetra ka probleme me shpatullën. Kemi dëmtime të ndryshme në skuadër,” u shpreh Koja.

Aktualisht nuk ka ende një njoftim zyrtar për gjendjen e plotë shëndetësore të lojtareve apo nëse ndeshja finale do të shtyhet.