Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, tregoi disa nga premtimet kryesore të programit elektoral të PD-së.
Ai e cilësoi programin elektoral si një plan për kthimin e parave te qytetarët.
“Vendosim që brenda 100 ditëve të para të mos shitet litri i naftës më shtrenjtë sesa në vendet fqinjë. Një naftë 40% më lirë,” theksoi Berisha.
Ai u ndal gjithashtu te mbështetja për bujqësinë.
“Çdo fermer do të marrë pesëfishin e subvencioneve që merr sot për çdo fidan dhe çdo kokë bagëti, njësoj si fermerët e Malit të Zi dhe Serbisë. Do të ketë kredi të buta dhe mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.”