Berisha sfidë Ramës nga Pogradeci: Hajde të përballemi në të gjitha fushat



Kryetari i PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidatëve në Pogradec, iu përgjigj akuzave të mazhorancës për moshën e tij.

Berisha theksoi se politikanët duhet të vlerësohen për veprat dhe aftësitë, jo për moshën, duke sfiduar Ramën për përballje në çdo fushë.

“Rama ka porositur lakejtë e tij të përqendrojnë debatin te mosha e Sali Berishës.

Ronald Reagan ka thënë se nuk donte ta përdorte moshën e tij si avantazh ndaj kundërshtarit.

Meqë përmendin moshën, i them: hajde këtu të përballemi në të gjitha fushat, që ta shohim çfarë dijesh ke dhe cila është memorja jote që shkruan në dorë për gjërat që nuk i mban mend,” u shpreh Berisha.