Jozefina Topalli në takimin me gratë dhe vajzat: Të votojmë Nr. 1 për një Shqipëri që i mban nënat dhe bijat e saj pranë


Drejtuesja politike për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, u bashkua sot me gratë dhe vajzat demokrate në një takim të organizuar në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në praninë e kryetarit Sali Berisha, Topalli dha një mesazh të fortë për rolin e grave në shoqëri dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në votime për të sjellë ndryshimin.

Postimi i Jozefina Topallit:

“Sot, në konferencë kushtuar grave. Në çdo kohë, në çdo shoqëri, në çdo betejë, ajo ka qenë aty:

E heshtur në dhimbje, por e madhe në guxim. Më 11 maj, kemi në dorë të tregojmë që ne nuk jemi vetëm zemra e familjes, por edhe fuqia e ndryshimit.

Le të dalim me dinjitet. Të votojmë Nr. 1

Për një të ardhme më të mirë, për një Shqipëri që i mban nënat dhe bijat e saj pranë, dhe nuk i detyron të largohen.”